100 fotografi hapin sonte edicionin e katërt të Tirana Photo Festival

100 fotografi hapin sonte edicionin e katërt të Tirana Photo Festival

Tirana Photo Festival vjen sonte në edicionin e katërt me shumë surpriza, çmime e risi.

Në njoftimin e ministres së Kulturës, Elva Margariti, bëhet e ditur se eventi i sotëm në Muzeun Historik Kombëtar, bën bashkë 100 fotografë të cilët përmes fotografive të tyre, zbulojnë vendet e Shqipërisë me bukurinë dhe karakteristikat e saj.

“Janë 100 fotografi që zbulojnë Shqipërinë, në edicionin e katërt të Tirana Photo Festival, që i jemi bashkuar me dëshirën për të mbështetur aktivitete që promovojnë vendin tonë.

Sot, në 17:30, 100 fotografi, 100 fotografë në Muzeun Historik Kombëtar“

Eventi më i veçantë dhe më popullor i fotografisë, nis me konkurset fotografike që janë zhvilluar nga datat 1 Qershor deri 1 Shtator 2021.

 Juria mblidhet dhe zgjedh 100 fotot me te bukura për ekspozitën që do shfaqet përgjatë një jave nga 8-15 tetor në Muzeun Historik Kombëtar.
Java e Festivalit nuk është thjesht ekspozitë, por kurse fotografie, workshope fotografie, forume etj.

Tirana Photo Festival është mundësuar nga Ministria e Kulturës dhe Bashkia Tiranë, kurse hyrja përgjatë një jave në Muzeun Historik Kombëtar është falas.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy