Anulohet koncerti, muzikanti Carlos Santana rrëzohet në skenë

Anulohet koncerti, muzikanti Carlos Santana rrëzohet në skenë

Kitaristi legjendar amerikan Carlos Santana është rrëzuar në skenë teksa po performonte në Clarkston, Michigan, shkroi BBC.

Personeli mjekësor e trajtoi 74-vjeçarin në Clarkston dhe më vonë u dërgua në departamentin e urgjencës të një spitali lokal për vëzhgim të mëtejmë.

Menaxheri i tij, Michael Vrionis tha se kjo erdhi për shkak të vapës dhe dehidrimit.

Santana kishte rreth 40 minuta në skenë duke luajtur këngën e tij, Joy, kur u rrëzua.

Santana, i cili ka lindur në Meksikë, më vonë shkroi në faqen e tij në Facebook se ai harroi të hante dhe të pinte ujë dhe kështu që u dehidrua dhe u rrëzua. 

Menaxheri i tij Michael Vrionis tha se muzikanti tashmë është mirë.

Megjithatë, menaxheri shtoi se një shfaqje e planifikuar për 6 korrik në Burgettstown, Pensilvani, "do të shtyhet për një datë të mëvonshme".

Kitaristi dhe grupi i tij Santana kanë qenë në turne në Amerikën e Veriut me shfaqjen e tyre Miraculous Supernatural.

Ata u bënë të famshëm në vitet 1960 dhe 70, duke qenë pionierë në një shkrirje të rock-and-roll dhe xhazit të Amerikës Latine.

Ndër hitet më të mira të grupit janë Black Magic Woman, The Game of Love dhe Oye Como Va.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy