Mbetjet e një nekropoli para-romak me tridhjetë e pesë varre që datojnë midis shekujve III dhe I para Krishtit. Thesaret arkeologjike të Pompeit (Napoli) dolën në dritë gjatë punimeve të modernizimit të hekurudhës Circumvesuviana.

Vendi ku u gjetën varret është një zonë e pasur me ujë, e cila u tha për t’u vënë në funksion të hekurudhës së re.

“Janë gjetje arkeologjike që kanë të bëjnë me tri faza: një fazë më e re ka të bëjë me shtratin e lumit ku janë derdhur materiale të ndryshme arkeologjike nga shekulli I deri në shekullin e IV. Prandaj, studimi i këtyre materialeve na lejon të datojmë shtratin e lumit i cili ndoshta daton në vitin 89, pas Krishtit. Është një fazë më e vjetër që ka të bëjë me fushat e lëruara që janë nën gurët e shtufit të vitit 79 pas Krishtit." tha mbikëqyrësi arkeologjik për zonën metropolitane të Napolit, Mariano Nuzzo.

Përveç fushave të lëruara, ekziston nekropoli me të dhëna interesante në lidhje me depozitimet. Fakti që ato ishin varre me gropë dhe më pas të mbuluara me shtatë amfora na jep indikacione për praninë e një popullate ndoshta afrikano-veriore.