“Akoma”, Frank Ibrahimi te Kënga Magjike: Emocione pa fund, performoja për herë të parë këngën time të parë

“Akoma”, Frank Ibrahimi te Kënga Magjike: Emocione pa fund, performoja për herë të parë këngën time të parë

Këngëtari Frank Ibrahimi i ftuar në ‘Zgjohu me MCN’ ka rrëfyer emocionet e tij të përjetuar në skenën e Këngës Magjike, ku ai performonte për herë të parë, këngën e tij të parë solo.

Ai shprehet se kënga “Akoma” është pritur mjaft mirë dhe se nuk ka pasur kritika dhe kjo është shumë e rëndësishme për të, pasi dhe tekstin e ka shkruar vetë dhe kënga ka ecur mjaft mirë.

Emocionet që ka përjetuar në skenën e këngës magjike për Frank nuk kanë të krahasuar me asnjë nga skenat e tjera deri tani.

Ideja e lok-ut te Kënga Magjike ishte për t’ju përshtatur sa më shumë fabulës së këngës, mesazhit që doja të përcillja. Tekstin e kam shkruar vetë, por nuk mendoj se ka kantautor që shkruan muzikë, prodhon tekste pa patur një spunto të vogël nga jeta e tij, përvoja dhe eksperiencat e tij.

Një të tillë kam në plan dhe unë ta ndaj gjatë gjithë karrierës sime. Janë mesazhet e këngës që jo gjithmonë reflektojnë. Kur kam dalë për herë të parë te Kënga Magjike mesazhet e para kanë qenë sikur unë kisha përcjellë atë që unë doja vërtetë të përcillja dhe kjo është shumë mbresëlënëse sepse mesazhet e para kanë qenë fiks ato reagime që unë doja vërtet të merrja.

Kritikë kam shumë sidomos në rrethin tim familjar, por për 'Akoma' deri tani nuk kam pasur asnjë kritikë dhe kjo për mua është shumë e rëndësishme, pasi kjo është dhe kënga ime e parë solo. Ideja është se kritika s’kam marrë shumë.

Emocionet që kam ndjerë te kënga magjike ishte emocion që se kisha përjetuar më parë, po performoja për herë të parë këngën time të parë. Ka ecur mirë kënga dhe në rrjetet sociale, por duhet përmendur dhe fakti se ajo ka ecur mirë në mënyrë natyrale.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy