Spiro: Abuzohet me fjalën "shqipërim", nuk mund ta bësh autorin shqiptar!

Spiro: Abuzohet me fjalën "shqipërim", nuk mund ta bësh autorin shqiptar!

Gjuhëtari Aristotel Spiro, duke folur në emisionin “Arnautistan” në MCN TV, tha se sot abuzohet me fjalën “shqipërim”, për të mbuluar gabimet në përkthim, ose përkthimet e nivelit të dobët.

Abuzohet me fjalën shqipërim, sepse me ketë fjalë duan të mbulojnë eventualisht ndonjë gabim në përkthim. Ose përkthime të nivelit të dobët që duan të serviren si të mira. Bëhet marketing i mbuluar përmes kësaj fjale. Kjo bëhet në dëm të fjalës përkthim. Shqipërimi është një lloj i ndryshëm përkthimi. Në shqip ekziston shprehja “e bëj autorin të flas shqip”. Po shqipërimi çfarë bën, e bën autorin shqiptar. Nuk mund ta bësh autorin shqiptar, sepse e ke manipuluar. Nuk jam dakord me qëndrimin që shqipërimi është një përkthim i një niveli më të lartë. Ka shprehje gjuhësore si puna e poezisë, që është më e epur ndaj shqipërimit, sepse organizimi i një poezie është i tillë ku përkthyesi detyrohet ta rikrijojë”.

I pyetur se kush është shqipëruesi shqiptar ‘par excellence’?, Spiro tha:

Mbahet Fan Noli, i cili e përdorte në mënyrë neutrale termin shqipërues”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy