Regjisori Adonis Filipi foli në “Mcn Informacion” për edicionin e 26-të të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove që po mbahet në Teatrin “Skampa” në Elbasan. Filipi tha që risia është fakti fakti që shfaqjet dalin nga skena e teatrit dhe shkojnë në parqe e sheshe. Filipi tha se ministria e Kulturës e ka mbështetur eventin, ndonëse buxheti është modest. Ai i kërkoi ministrisë të jetë më selektive në mbështetjen e eventeve të tilla.
“Artistët janë nga Bullgaria, Maqedonia, Serbia, Franca, Greqia, dhe trupa shqiptarë. Festivali është selektiv, përzgjedhja që u bëhet trupave ka të bëjë me tematikën që ka festivali. Festivali është alternativ, në mjedise të hapura, lokacione të ndryshme, që teatri të shkojë te spektatori. Janë gati 9 shfaqje. Çdo vit festivali ka një temë përzgjedhëse. E rëndësishme është forma interpretative në skenë, mjetet shprehëse, estetika. Mbështetet në dy kolona, aspektin artistik dhe edukativ. Motivacioni kryesor është pasioni jonë për të qenë në rezonancë me zhvillimet bashkëkohore të teatrit. Elementi i dytë është të rrisim cilësinë e jetës qytetare. Aplikojnë çdo vit 150 trupa nga e gjithë bota. Teatri kërkon që të ndryshojë mentalitetin e shoqërisë sonë. Në art investimi është afatgjatë, por i sigurt. Ministria e Kulturës këtë vit është mbështetëse e festivalit, pavarësisht se buxheti është modest. Ministria duhet të jetë më selektive në mbështetjen e eventeve”.



