Nobeli për letërsinë, Dano Hoxhiq: Shkrimtarja nga Koreja e Jugut goditi me prozën e saj (VIDEO)

Nobeli për letërsinë, Dano Hoxhiq: Shkrimtarja nga Koreja e Jugut goditi me prozën e saj (VIDEO)

Përkthyesja e romaneve Sidita Dano Hoxhiq, për Nobelin në letërsi i cili shkoi për Han Kang si e para grua në Korenë e Jugut që merr këtë çmim, vlerëson prozën e shkruar prej saj.

“Vegjetariania” është vlerësuar si një nga romanet më të mirë të saj, por ka goditur.

Nuk është libër për vegjetarizmin, janë tre personazhetë tjerë që e shohin nga tre këndvështrime të ndryshme vendimin e saj për të konsumuar më mish.

Është një libër që mbërthen.

Duke folur për “MCN Informacion”, ajo deklaroi se ndonëse është shkruar në vitin 2007, letërsia e mirë qëndron gjithë kohën.

Han Kang ka në qendër të veprës së saj rolin e femrës dhe rolin e njeriut në shoqërinë e sotme, për tu përshtatur me gjithë sfidat e shoqërisë së sotme.

Lidhur me takimin letrar të zhvilluar të martën për autoren Natasha Lester dhe librin e saj “Fotografja e Parisit” tha se romani flet për historinë e vërtetë të një fotoreportereje të luftës së dytë botërore, Lee Miller, e cila ka qenë modele në Amerikë.

Dano Haxhiq u shpreh se Natasha Lester është një shkrimtare shumë e aftë dhe marrja me librin e saj kërkon shumë përgjegjësi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy