
Kitara e përdorur nga Kurt Cobain gjatë regjistrimit të koncertit të famshëm të grupit Nirvana "Unplugged", në vitin 1993, u shit në ankand për gjashtë milionë dollarë, një rekord për një kitarë.
Blerësi, i pranishëm gjatë shitjes së organizuar në Beverly Hills (Kaliforni) nga shtëpia e ankandeve Julien’s, është sipërmarrësi australian Peter Freedman, themelues i kompanisë “Rde Microfones”, e cila prodhon mikrofonë.
Freedman ka njoftuar se synon ta prezantojë instrumentin në qytete të ndryshme të botës, ndërsa të ardhurat e mbledhura do t’i dhurohen për bamirësi botës së spektaklit.



