Saimir Strati hyn në Librin e Rekordeve Guinness për herë të katërt (VIDEO)

Saimir Strati hyn në Librin e Rekordeve Guinness për herë të katërt (VIDEO)

Saimir Strati ka thyer një tjetër record Guinness, atë për mozaikun më të madh të krijuar me kapëse. Portreti i Nënë Terezës i krijuar prej tij është krijuar me 1.5 milionë kapëse letrash në ngjyrë të bardhë dhe kafe.

I gjithë porteti zë një hapësirë prej 10 m². Atij i është dashur pothuajse një muaj punë deir në zbulimin e veprës më të fundit, e cila do të mbetet e ekspozuar në Muzeun Kombëtar të Kosovës në Prishtinë.

Duke folur për mozaiku, Strati thotë se në kohën e krizave të refugjatëve, “vetëm një humanizëm si ai i Shën Terezës do t’i shpëtonte”.

“Pashë shumë kapëse letrash në Samitin e G-20-s. Por ato letra nuk kanë sjellë ende as paqen, as jetë më të mirë për njerëzit e botës”, thotë Strati.

Edhe mozaiku nis me një thënie: Paqja nis me një buzëqeshje.

Për Saimir Stratin, ky është rekordi i katërt Guinness. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy