Mjeshtri i fotografisë Roland Tasho sjell në Gjirokastër ‘Praga me 36 punime’

Mjeshtri i fotografisë Roland Tasho sjell në Gjirokastër ‘Praga me 36 punime’

Roland Tasho mjeshtri i fotografisë ka sjellë në Gjirokastër ekspozitën e tij fotografike nën titullin ‘Praga me 36 punime’.

Në fotot e realizuara, autori ka sjellë krahas pamjeve edhe njerëz të njohur të Shqipërisë që kanë punuar në kryeqytetin e Çekisë.

Ai thotë se në udhëtimet e tij ka dëgjuar histori të ndryshme ndërsa ka fotografuar njerëz dhe vende të shumta që i kanë bërë përshtypje.

Ekspozita është ndjekur edhe nga ambasadori i Çekisë Karel Urban i cili ka vlerësuar punën e fotografit, ndërsa është impresionuar nga qyteti.

Edhe prefekti i qarkut Gjirokastër, Odise Kote ka shprehur vlerësimin e tij për këtë ekspozitë si dhe rëndësinë që kanë këto aktivitete për qytetin.

Ekspozita është ndjekur nga artdashësit me interes të lartë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy