Një tjetër shqiptar drejt rekordit Guinness

Një tjetër shqiptar drejt rekordit Guinness

Të hënën, në Gjakovë do të tentohet thyerja zyrtare e një rekordi të Guinness-it në ndërtimin e mozaikëve me fara.

Artisti Alkent Pozhegu së bashku me ekipin e tij do të ndërtojnë mozaikun me figurën e këngëtares Rita Ora në një sipërfaqe rreth 300 metra katrorë. Për ndërtimin e këtij mozaiku do të përdoren farat e lulediellit, misrit, grurit dhe fasules.

Rekordi aktual në këtë kategori mbahet nga një artist gjerman dhe është 270 metra katrorë.

Performanca kreative e Alkentit dhe ekipit të tij do të nisë në orën 9 të mëngjesit, ndërsa do të tentohet që e tërë puna të përfundojë në orët e mbrëmjes, në Pallatin e Sporteve “Shani Nushi” në Gjakovë.

Alkent Pozhegu deri më tani ka realizuar një numër të madh të mozaikëve, ndërsa është edhe mbajtës i një tjetër rekordi të Guinness-it pasi në një sipërfaqe prej 500 metrash katrorë pati ndërtuar figurat e dy futbollistëve botërorë, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi. / Kosovapress/ 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy