Interpretimi magjik i Dua Lipës në ceremoninë e hapjes në finalen e “Champions League” (VIDEO)

Interpretimi magjik i Dua Lipës në ceremoninë e hapjes në finalen e “Champions League” (VIDEO)

Këngëtarja me orgjinë shqiptare, Dua Lipa, ka shkëlqyer në ceremoninë hapse të finales së madhe të “Uefa Champions League” mes Realit të Madridit dhe Liverpulit.

Dua Lipa ka ndezur në maksimumin atmosferën në stadiumin e Kievit duke përformuar disa nga këngët e saj më hit si “Neë Rules” etj.

Këngëtarja shqiptare është pritur me entuziasëm të madh nga ana e publikut duke shijuar këngët e Dua Lipës.

Në skenën e improvizuar mbi fushën e gjelbër pak para se ndeshja të fillojë, Dua ka shkëlqyer gjatë interpretimi krahas valltarëve të shumtë.

Efektet speciale dhe fishekjzarret e shumta i dhanë dritë performancës, duke bërë që interpretimi i artistes shqiptare të ndriçojë nga stadiumi i kryeqytetit ukrainas.

Një hapje spektakolare e kësaj finaleje të madhe e bërë nga Dua Lipa që ishte e veçantë dhe për të gjithë shqiptarët.

Performanca e plotë e Dua Lipës në ceremoninë hapëse të finales së “Champions League” në sadiumin Olimpik të Kievit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy