Teatrit ikonik “Old Vic” i Londrës iu desh të pezullojë shumicën e stafit të tij që kur qeveria mbylli institucionet kulturore në të gjithë vendin për shkak të koronavirusit vdekjeprurës. Ende nuk është caktuar asnjë datë dhe nuk dihet kur mund të lejohet rihapja e kinemave dhe e teatrëve.
Teatrot e tjera janë gjithashtu gjenden nën presion, përfshirë “Nottingham Playhouse”. Drejtori i tij artistik i tha “Euroneës” se: "Artet dhe teatri posaçërisht kanë nevojë për më shumë ndihmë, pasi derisa të të ringrihemi sërish, derisa publiku të kthehet sërish, ne nuk do të jemi në gjendje të bëhemi financiarisht të qëndrueshëm".



