“Bonnie & Clyde”/ Kevin Costner dhe Woody Harrelson në një film që tregon anën tjetër të historisë (VIDEO)

“Bonnie & Clyde”/ Kevin Costner dhe Woody Harrelson në një film që tregon anën tjetër të historisë (VIDEO)

Nëse ata që shkelin ligjin bëjnë lajm, ata që e bëjnë dhe e zbatojnë bëjnë historinë. Më 29 mars, në Netflix vjen “The HighWaymen”, filmi që tregon historinë e vërtetë të detektivëve që arrestuan Bonnie dhe Clyde. Filmi i regjisorit John Lee Hancock vë në rolet e dy detektivëve aktorët Kevin Costner dhe Woody Harrelson.

Filmi bazohet në historinë e Bonnie Elizabeth Parker dhe Clyde Chestnut Barrow, çifti amerikan i keqbërësve që udhëtonin së bashku me bandën e tyre nëpër Amerikën Qendore në periudhën e depresionit të madh, duke grabitur dhe vrarë njerëz nëse ata bënin rezistencë.

Dy aktorët e njohur janë në rolet e Frank Hamer (Costner) dhe Many Gault (Harrelson), dy detektivë në pension që thirren për të kapur çiftin që po përgjakte Amerikën, pavarësisht përpjekjeve të FBI-së për t’i ndalur.

Projekti për këtë film të tillë ka lindur rreth 15 vjet më parë dhe parashikonte në rolin e protagonistëve aktorët Paul Neëman dhe Robert Redford. Por ky projekt nuk u çua kurrë në fund. Tashmë ai është rimarrë me idenë për të hedhur dritë më shumë mbi dy ish-efektivët e Texas Rangers sesa mbi Bonnie dhe Clyde, për të cilët janë bërë disa filma.

Trembëdhjetë ishin vrasjet e kryera nga çifti, gjatë viteve ’30. Terrori që ata mbollën përfundoi me plumbat e detektivit në pension, Hamer, që luhet nga Kevin Costner.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy