Historia e re dhe e vjetër përmes letrave e dokumenteve/ Inaugurohet Muzeu Arkivor në Tiranë

Historia e re dhe e vjetër përmes letrave e dokumenteve/ Inaugurohet Muzeu Arkivor në Tiranë

Kryeqyteti i është shtuar një tjetër stacion i rëndësishëm kulturor dhe historik. 

 

Në mjediset e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave është inauguruar sot Muzeu Arkivor, një projekt i veçantë që synon t'i ofrojë publikut, dhe veçanërisht brezit të ri, një qasje të re dhe të prekshme me trashëgiminë dokumentare të vendit.

 

Ndryshe nga koncepti i një muzeu tradicional ku ekspozohen objekte arkeologjike apo etnografike, Muzeu Arkivor është ndërtuar si një muze i dokumenteve. 

 

Brenda sallave të tij, historia e shoqërisë shqiptare ndër vite rrëfehet përmes dëshmive të shkruara, fotografive historike, hartave të vjetra, botimeve periodike, revistave, materialeve administrative dhe dorëshkrimeve me vlerë të rrallë.

 

 Ekspozimi krijon një linjë të qartë rrëfimi që nis nga dokumentet më të hershme e deri te zhvillimet më të fundit institucionale dhe kulturore në Shqipëri.

 

Për ta bërë eksperiencën sa më tërheqëse, muzeu është konceptuar si një hapësirë tërësisht ndërvepruese. 

Përveç vitrinave dhe paneleve ku ekspozohen materialet fizike, në muze janë integruar elemente digjitale të kohës së fundit, si holograme, kuice dhe forma të tjera moderne të komunikimit që nxisin kureshtjen e vizitorëve.

 

Me hapjen e dyerve të tij, Muzeu Arkivor kthehet në një nga hapësirat më unike në Tiranë, duke ruajtur dhe shfaqur historinë përmes gjurmëve autentike që kanë mbetur të gdhendura në letër dhe celuloid.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy