Kënga “Jetë o jetë”, rikthim i grupit Offchestra në festival/ Curi: Publiku na priti ngrohtë në “Kënga Magjike”

Kënga “Jetë o jetë”, rikthim i grupit Offchestra në festival/ Curi: Publiku na priti ngrohtë në “Kënga Magjike”

Pas më shumë se një dekade larg skenës së festivaleve, grupi “Offchestra” nga Prishtina është rikthyer me këngën “Jetë o jetë”, pjesëmarrëse në festivalin “Kënga Magjike”. 

Kënga u prit ngrohtësisht nga publiku dhe solli një energji ndryshe, duke sjellë një atmosferë më ritmike e moderne në festival.

Sezgin Curi, vokalisti i grupit, i ftuar në emisionin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, rrëfeu arsyet pse vendosën të thyenin “përbetimin” për të mos marrë më pjesë në festivale.

Në një farë mënyre, ishim përbetuar të mos merrnim më pjesë në festivale, për shkak të disa eksperiencave jo aq pozitive që kishim pasur më herët. 

Por këtë herë ndjemë se ishte momenti i duhur. Kishim shumë koncerte, por dëshironim të sillnim diçka për një publik më të gjerë, në një festival kaq të njohur.

Ai theksoi se “Kënga Magjike” nuk u përjetua prej tyre si një garë, por si një mundësi për të ndarë një përvojë muzikore ndryshe.

Ky festival ka një natyrë tjetër, më pak garuese dhe më shumë e fokusuar te atmosfera dhe publiku. Nuk e kemi parë si konkurrencë, por si një platformë ku mund të japim energjinë tonë.

Kënga “Jetë o jetë” përfaqëson stilin karakteristik të grupit, me ndikime elektronike dhe me një mesazh që lidhet ngushtë me përditshmërinë dhe ndjesitë njerëzore.

Është një këngë që flet për jetën, për ritmin e saj, për nxitimin dhe emocionet që na përcjell çdo ditë. Donim të sillnim një frymë pak më ritmike në festival, mes shumë baladave apo këngëve më të qeta. 

Offchestra nuk ka marrë pjesë në asnjë festival që nga paraqitja në Festivalin e RTSH-së, rreth 10 vite më parë. 

zhgënjimet e mëparshme na kanë mbajtur larg festivaleve, por qasja e tyre ka ndryshuar me kalimin e kohës.

Kemi 14 vite bashkë si grup dhe skena ka magjinë e vet. 

Sado kohë të kalojë, ai emocion nuk zbehet. Kontakti me publikun, energjia që merr prej skenës, është diçka që nuk zëvendësohet. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy