Një stand up comedy ku si rrallë herë në qendër femra është rrëfimtarja.
Aktorja Ina Gjonçi sjell një show që përfshin tema me ngjyra të ndryshme: nga uni te të tjerët, nga e bukura dje tek e bukura sot, nga marrëdheniet dashurore tek ato të thjeshtat njerëzore, nga temat e përbotshme tek aktualiteti.
Më e rëndësishmja e të gjithave? Të mësojmë të qeshim me jetën e me veten. Si në një lojë.
Çdo të premte në MCN radio dhe TVT.



