Jeta Hamzallari dhe Anxhela Zade, redaktore në shtëpinë botuese „Dituria” sollën në studion e MCN Informacion titujt e rinj që lexuesit do të gjejnë në librari. Duke nisur nga letërsia për fëmijë, te klasikët europianë dhe te letërsia shqipe, ato bënë një panoramë të botimeve për të cilat janë kujdesur, duke e vënë theksin te nxitja e fëmijëve për t’u futur që herët në botën e bukur të librit.
Jeta Hamzallari - redaktore përgjegjëse, “dituria”
Në katalogun e shtëpisë botuese „Dituria” ka një larmi titujsh, që nga grupmoshat 5-6 vjeç deri te brezi i ri. Janë kryesisht letërsi klasike.
Kemi libri „Djemtë e rrugës Pal”, që ka ende një sukses të jashtëzakonshëm.
Kemi kolosë të letërsisë bashkëkohore europiane. Kemi autorë të vlerësuar si nga kritika edhe nga lexuesit.
Jemi krenarë që kemi futur autorë të suksesshëm. Me ta pasurojmë katalogun me tituj të tyre. Do të flas për Lucinda Rajlin, An Jacobs. Unë flas me dashuri për të gjithë autorët, të cilët kanë romane që të mbajnë pezull.
Anxhela Zade – redaktore
Kam kuptuar që vërtet fëmijët lexojnë. Ka fëmijë të interesuar për të lexuar një libër të mirë. Sugjerimet tona i bëjmë duke pasur parasysh moshën dhe llojin e letërsisë që pëlqen. Në rast se kemi një fëmijë që nuk është fort i orientuar se çfarë libri të lexojë, duhet t’i përmbahemi moshës dhe preferencës.



