Poeti Gjekë Marinaj vlerësohet nga kritika italiane

Poeti Gjekë Marinaj vlerësohet nga kritika italiane

Poeti Gjekë Marinaj mirëpritet nga kritika italiane për përmbledhjen e tij poetike të përkthyer në italisht “Skica të Imagjinatës”.

Në një shkrim të publikuar në median e njohur italiane “Avvenire.it” autori i shkrimit Cesare Cavalleri  bën një përmbledhje të vëmendshme të librit dhe shprehet se duhet falënderuar përkthyesi që solli në italisht një autor të tillë.

Fundi pa fund i dashurisë, nga Cesare Cavalleri”

Gjekë Marinaj është një poet shqiptar, i lindur në vitin 1965, disident në atdheun e tij nën thembrën e diktatorit Enver Hoxha. Që nga viti 1991 ai jeton në SHBA. Për të bërë të qartë se cila ishte Shqipëria e Hoxhës, Marinaj kujton dy poetët që u ekzekutuan në vitin 1977, jo se kritikuan qeverinë, por për faktin se nuk ishin të zjarrtë sa duhet në mbështetjen e tyre. Në vitin 1990 poema e tij me titull "Kuaj" u bë emblemë e kundërshtimit të regjimit. Nga afrimi i një agenti të policisë sekrete, Marinaj e kuptoi se së shpejti, ai do të ndiqte fatin e dy kolegëve të tij në 1977, prandaj  menjëherë vendosi të transferohej, me gruan e tij Dusita, në Amerikë, pasi kishte udhëtuar në vende të ndryshme të Evropës për të mbajtur veten.  Ai aktualisht jep mësim në kolegjin “Richland” në Dallas. “Sketches in Imagination” me titullin italisht “Schizzi d'immaginazione” (Skica të Imagjinatës) i Gjekë Marinaj është përkthyer nga Giovanni Romano… Libri është një panoramë e kulturës shqiptare, e panjohur deri në atë pikë sa nuk shfaqet as në të mirënjohurin “Orfeo” ("Thesar i lirikës universale") nga Vincenzo Errante dhe Emilio Mariano, ku ka faqe të tëra që i kushtohen letërsisë bullgare, katalanase, çeke, kroate, gjeorgjiane, islandeze, serbe, sllovene ... por për Shqipërinë: asgjë. Në parathënien e “Skica të Imagjinatës”, Angela De Leo shkruan: "Poemat e Marinaj nuk kanë metrikë apo rimë, por kanë mjaft metafora mahnitëse, similtuda të jashtëzakonshme, personifikime të pazakonta”... Marinaj e quajti Protonizëm, një metodë e rekomanduar për kritikën letrare. Emri është një metaforë e marrë nga fizika e atomit: në vend që të banojë në elektronin e paqëndrueshëm, të lehtë dhe negativ, kritiku protonist merret me protonin afatgjatë, të rëndë dhe pozitiv. Teoria e protonizmit përfshin pesë parime qendrore: të vërtetën, hetimin, kthimin, protonizotikën dhe etikën. Me nostalgji dhe realizëm, poeti nuk e harron vendin e tij të origjinës, dhe peizazhi ndryshon nga gjiri i Ha Long, te profili i Nju-Jorkut, tek Kosova e vuajtur, deri në Bosnjën e vitit 1995. Ka edhe poezi disi  ironike, si një "Ode ndaj dollarit amerikan". Tema themelore, sidoqoftë, është dashuria, e ndarë me gruan e tij Dusita, së cilës i kushton edhe "Një dhuratë për Ditën e Shën Valentinit" …” /Avvenire.it, përgatiti Erina Çoku/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy