Ndahet nga jeta në moshën 70-vjeçare anëtari i grupit Bon Jovi, Alec Such

Ndahet nga jeta në moshën 70-vjeçare anëtari i grupit Bon Jovi, Alec Such

Anëtari themelues i grupit legjendar të rock-ut amerikan Bon Jovi, ish-basisti Alec John Such, ka vdekur në moshën 70-vjeçare, njofton BBC.

Such luajti me grupin nga viti 1983 deri në 1994, kur ata patën hite të tilla si You Give Love a Bad Name, Livin’ on a Prayer dhe Bad Medicine. Ai u vlerësua për bashkimin e grupit dhe u kujtua si një mik i dashur.

“Alec ishte pjesë përbërëse e formimit të grupit,” shkroi në Twitter kantautori Jon Bon Jovi . 

“Të lënduar ndajmë me ju lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tonë të dashur Alec John Such. Ai ishte origjinal. Si një anëtar themelues i ‘Bon Jovi’, Alec ishte pjesë përbërëse e formimit të grupit.

 “Për të qenë të sinqertë, ne gjetëm rrugën drejt njëri-tjetrit përmes tij — Ai ishte një shok fëmijërie me Tico dhe solli Richie të na shihte të performonim. Aleku ishte gjithmonë plot jetë. Sot ato kujtime të veçanta sjellin një buzëqeshje në fytyrën tonë dhe lot në sy. Do të na mungojë shumë”. 

I lindur në Nju Jork më 14 nëntor 1951, Such u bë një figurë e njohur në skenën muzikore të Nju Xhersit ku u shfaq grupi, raporton Associated Press.

Fillimisht ai luajti në një grup të quajtur The Message. Si menaxher i Hunka Bunka Ballroom në Sayreville, ai ishte përgjegjës për rezervimin e Jon Bon Jovi & The Wild Ones përpara se të bashkohej vetë me grupin.

Grupi u ribashkua kur ‘Bon Jovi’ u fut në ‘Rock & Roll Hall of Fame’ në 2018.

Në ceremoninë e hyrjes, Such foli me dashuri për kohën me shokët e tij të grupit, duke thënë: “Unë i dua deri në vdekje. Kur Jon Bon Jovi më thirri dhe më kërkoi të isha në grupin e tij shumë vite më parë, shpejt e kuptova se sa serioz ishte dhe ai kishte një vizion që donte të na sillte. Dhe unë jam shumë i lumtur që kam qenë pjesë e atij vizioni”, tha ai në fjalën e tij.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy