80-vjetori i çlirimit/ Shfaqet “Tingujt që Sollën Lirinë”, përmbledhje e muzikës ikonike të filmave shqiptarë

80-vjetori i çlirimit/ Shfaqet “Tingujt që Sollën Lirinë”, përmbledhje e muzikës ikonike të filmave shqiptarë

Në kuadër të 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, organizoi projektin unik “Tingujt që Sollën Lirinë”, përmbledhje e muzikës ikonike të filmave shqiptarë.

Ministri Gonxhja shprehet në një postim në rrjetet sociale se projekti solli në vëmendje muzikën ikonike të filmave shqiptarë mbi luftën nacional-çlirimtare.

“Vinili filloi të rrotullohej pa ndërprerje nën gjilpërën e vjetër të gramafonit dhe sakaq muzika e çetave partizane filloi… Në kuadër të 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit sjell këtë projekt unik: “Tingujt që Sollën Lirinë” një përmbledhje të muzikës ikonike të filmave shqiptarë mbi luftën nacional-çlirimtare, interpretuar me mjeshtëri nga Kori dhe Orkestra e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, e regjistruar në vinil.

Ministri thekson se ky projekt është një dhuratë për të ruajtur historinë dhe për ta përcjellë brez pas brezi, me melodi që na kujtojnë heroizmin dhe shpirtin e papërkulur të një populli.

Përmbledhja muzikore e filmave shqiptarë erdhi nga duart e pianistes Etrita Ibrahimi, zërave të fuqishëm të sopranos Renisa Laçka, tenorit Gerald Murrja dhe Biorn Hoxha, orkestrës dhe korit të TKOBAP-së, nën drejtimin e maestro Dritan Lumshi.

Kori i Zërave të Bardhë, drejtuar nga Sonila Baboçi, i dha koncertit një emocion të veçantë, duke e bërë këtë mbrëmje një homazh të denjë për historinë tonë kombëtare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy