
Përdorimi i mediave sociale ka kohë që është i lidhur me depresionin, veçanërisht tek vajzat adoleshente, por një studim i ri argumenton se çështja mund të jetë edhe më komplekse nga sa mendonin ekspertët.
Hulumtimi, i botuar në revistën “The Lancet Child & Adolescent Health”, përfshiu intervista me gati 10 000 fëmijë të moshës 13-16 vjeç në Angli. Studiuesit zbuluan se media sociale mund të dëmtojë shëndetin mendor të vajzave, pasi rrit ekspozimin e tyre ndaj ngacmimeve dhe zvogëlon kohën e gjumit të tyre dhe të ushtrimeve fizike.
"Rezultatet tona sugjerojnë që media sociale në vetvete nuk shkakton dëm, por që përdorimi i shpeshtë mund të dëmtojë aktivitetet që kanë një ndikim pozitiv në shëndetin mendor siç janë gjumi dhe ushtrimi, ndërsa rrit ekspozimin e të rinjve ndaj përmbajtjeve të dëmshme, veçanërisht rrit përvojën negative të ngacmimit në internet”, tha bashkautori i studimit Russell Viner i Institutit të UCL Great Ormond Street të Shëndetit të Fëmijëve në UCL. /CNN/



