
Pas shkëlqimit të Hollivudit, dhe vezullimit të çmimeve “Oscar”, Diane Keaton fsheh një dramë të vërtetë. Një vëlla të sëmurë për të cilin braktisi dhe la pas dore gjithçka vite me radhë, thotë Ansa.
Pikërisht në të gjitha vitet në të cilat aktorja ishte muza e Woody Allen dhe shumë e suksesshme në kinema.
Randy, viktimë e paranojës dhe e fantazive të dhunshme, më i vogli i fëmijëve të Jack dhe Dorothy Hall, një familje model e klasës së mesme në Kaliforninë Jugore pas Luftës së Dytë Botërore.
Sot, në moshën 74 vjeç dhe ai 71 vjeç, Keaton ka ngritur perden mbi këtë tragjedi, me anë të librit të saj të ri, "Vëlla dhe Motër", i dyti pas "Pastaj përsëri" në vitin 2011, i cili mbeti në grafikët bestseller për gjashtë javë.
Për Diane libri "Vëllai dhe Motra" është kontributi i saj që sëmundjet e rënda mendore si ajo e Randy-t të adresohen pa paragjykime dhe me një qëndrim të hapur.



