13 Shkurt, Dita Botërore e Radios

13 Shkurt, Dita Botërore e Radios

Dita Botërore e Radios shënohet çdo vit më 13 shkurt, për të festuar radion si një ndër mediat më të rëndësishme të komunikimit masiv.

Kjo ditë u shpall më 3 nëntor 2011 nga Konferenca e Përgjithshme e 36-të e UNESCO-s, pas një propozimi fillestar nga Mbretëria e Spanjës. Data 13 shkurt u përzgjodh për të përkujtuar përvjetorin e themelimit të Radios së Kombeve të Bashkuara, e krijuar në vitin 1946.

Për herë të parë, Dita Botërore e Radios u shënua më 13 shkurt 2012 dhe që prej atëherë kremtohet çdo vit në mbarë botën.

UNESCO e konsideron radion një medium të fuqishëm që promovon lirinë e shprehjes, informimin dhe edukimin. 

Në deklaratën e saj theksohet se “radioja mbetet mediumi që arrin audiencën më të gjerë në të gjithë botën, në kohën më të shpejtë të mundur”.

Në një epokë të dominuar nga teknologjia digjitale, radio vazhdon të mbetet një burim i besueshëm informacioni dhe një mjet i rëndësishëm për lidhjen e komuniteteve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy