
Të mësosh një instrument nga hiqi, kërkon motiv dhe talent.
Këtë ka praktikuar i riu Albin Koka nga Hasi, i cili, edhe pse e ka pasur një dashuri të fshehur për çiftelinë, e ka jetësuar atë duke mësuar në një kurs të veçantë për këtë instrument.
I ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, Koka shpjegon se, krahas çiftelisë, ai krijon edhe parodi, të cilat janë pritur shumë mirë nga dëgjuesit.
Për të bërë një parodi, nuk më duhet shumë kohë, varet nga mendja ime. Truri im, mendja direkt shkon te emisioni juaj psh, dhe e shkruaj një parodi menjëherë.
Por si e nisa të mësoj ciftelinë. Unë isha në klasë të 7-të, ishte koha e pushimit dhe afër shkollës ishte një klasë që luhej çiftelia. Kalova nga klasa dhe rastësisht pashë profesorin Lul Peka. Aty u regjistrova dhe filluam prova çdo ditë.
Albin thekson se nuk kishte ndonjë të afërt në familje që t’i kishte mësuar instrumentin, por e kishte nisur nga qejfi për çiftelinë.
Unë nuk kisha ndonjë te afërt në familje që më kanë mësuar por e kam nisur nga qejfi që kisha për çiftelinë. Fillimisht e mora si shaka dhe nuk e mendoja se do të arrija këtu ku jam sot.
Parodinë e parë e krijova për “Big Brother” dhe të dytën për programin tuaj. Krijoj tekste humoristike kur më nxit diçka, dhe i shkruaj e i këndoj.
Kur qëndron me shokët në lagje, ai ka filluar të këndojë me çifteli. “Kështu fillova të këndoj dhe më pas vazhdova me Ansamblin.”
Ai këndon gjithashtu këngë gurbeti, këngë folklorike të Hasit. Hasi e do folklorin dhe nuk do ta lë me kaq. Kjo më jep një forcë më shumë, sepse babai ka qenë mbështetësi im kryesor, dhe ai ka pasur dëshirë që të më shohë sa më lart. Do të arrij ta bëj atë krenar.
Pas vdekjes se tij, më kërkoi drejtoresha e Pallatit të Kulturës, më ftoi të jem për Ansamblin dhe më dha një shtysë të madhe për të vazhduar në këtë instrument dhe parodi.



