Drejtoria e Arkivave, ftesë studiuesve për përpilimin e revistës së arkivave shqiptare

Drejtoria e Arkivave, ftesë studiuesve për përpilimin e revistës së arkivave shqiptare

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë dhe Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës kanë nisur punën për përgatitjen dhe botimin e numrit të 57 të revistës shkencore “Arkivat shqiptare”.

Synimi i kësaj reviste është të mbledhë ekspertë dhe studiues të arkivave të vendeve shqipfolëse dhe të arkivave të rajonit, të cilët për çdo vit diskutojnë për problematikat, metodologjinë e studimit, digjitalizimin dhe përmirësimin e infrastrukturës së përmbajtjes, inovacionit, si dhe vizionit të punës të arkivave në realitetin e sotëm.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë dhe Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës ftojnë studiuesit, nëpunësit dhe të gjithë të interesuarit e kësaj fushe, të kontribuojnë në këtë revistë me studime.

Përveç arkivistëve të rrjeteve arkivore kombëtare, ftesa për pjesëmarrje u bëhet të gjithë profileve të tjerë të arkivistëve, institucioneve që ruajnë apo atyre që ndërveprojnë për ruajtjen e kujtesës kolektive.

Temat e propozuara:

– Crowd sourcing: konteksti dhe meta datat e dokumenteve të krijuara nga përdoruesit

– Automatizimi i arkivave dhe etika

– Siguria kibernetike dhe administrimi i të dhënave

– Risitë digjitale dhe shfrytëzimi i dokumentacionit

– Zhvillimi i njëtrajtshëm përmes bashkëpunimit me komunitetin

– Trashëgimia arkivore e përbashkët përtej kufijve gjeografikë

– Arkivat, përgjegjësia, qasja në të dhënat dhe mbrojtja e të dhënave personale

– Bashkëpunimi rajonal në fushën e arkivave dhe trashëgimisë kulturore arkivore

– Trafiku ilegal i trashëgimisë dokumentare

– Etika dhe arkivat

– Ndryshimet klimaterike dhe arkivat

– Trajnimi arkivor dhe përmirësimi profesional

– Turizmi dhe promovimi i arkivave

Afati i dërgimit të artikujve është data 3 shtator 2021 dhe për të gjithë artikujt e pranuar do të dërgohet email më 17 shtator 2021.

Revista 'Arkivi Shqiptar' është një botim i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave. Ajo del dy herë në vit dhe përmban artikuj, kumtesa, recensione, trajtesa historike dhe arkivore.

Redaksia e saj është e përbërë nga akademikë dhe personalitete shqiptare në fushën e arkivistikës. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy