"Askush më parë nuk ka hedhur poshtë një këngë dashurie. S'besoj të ndodhë kësaj here", shkruan Vasco Rossi në rrjetet sociale për projektin e tij më të ri muzikor.
“Una canzone d’amore buttata via”, është kënga që ka ngritur siparin rreth një epoke të re diskografike në karrierën e rockerit dhe pritet të pasurojë albumin e tij të ardhshëm, që vjen 7 vite pas “Sono innocente”. Këngëtari ka publikuar më në fund edhe videoklipin zyrtar të këngës, pas muajsh të gjatë pritjeje.
Për herë të parë në karrierën e tij, xhirimet e këngës ka preferuar ti bëjë në sheshin “Maggiore” në Bologna. Disa muaj më parë, kantautori nxiti kureshtjen e publikut duke shpërndarë në rrjette sociale video, që tregonin moment të regjistrimeve në studio, si dhe mesazhe për kthimin e tij të afërt. Përgjigjia nga ana e publikut erdhi shpejt, pasi kënga e tij arriti në majë të klasifikimeve, duke u pozicionuar në vend të parë, sa i përket këngëve më të shitura në iTunes.
Një tjetër element që e bën të veçantë këtë këngë, është edhe prezantimi që iu bë në media, shoqëruar me kërcimin e një prej figurave më të njohura të baletit, sicc është Roberto Bolle.



