EU4Culture: Muzeu Etnografik i Krujës në restaurim, rihapet në tetor

EU4Culture: Muzeu Etnografik i Krujës në restaurim, rihapet në tetor

Muzeu Etnografik i Krujës është një nga disa objekte të trashëgimisë kulturore që po restaurohen në kuadër të projektit EU4Culture, financuar nga BE dhe zbatuar nga UNOPS në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Kulturës.

Sipas projektit EU4Culture, punimet restauruese pritet të finalizohen për hapje në tetorin e ardhshëm.

Kostoja e ndërhyrjes do të jetë 510 000 euro dhe muzeu do të hapet sërish për publikun e turistët tetorin e ardhshëm.

Punimet do të përfshijnë dyshemenë, çatinë, tavanin, të gjitha dyert dhe dritaret. Pjesë e punimeve restauruese do të jetë edhe pastrimi e forcimi i mobilieve dhe pikturat murale të shekullit të XVIII.

Muzeu Etnografik i Krujës ndodhet brenda kalasë së Krujës. Ai u përurua më 20 nëntor 1989.

Ky muzeum është ngritur në shtëpinë e familjes së Toptanëve, e cila është një ndërtesë e tipit “çardak” e vitit 1764.

Banesa është monument kulture i kategorisë I.

Në mjediset e brendshme, si edhe objektet e paraqitura në mjediset e jashtme, jepet një pamje e plotë i zejeve të ushtruara në Krujë dhe në të gjithë Shqipërinë, si edhe i mënyrës së jetesës duke filluar që 300 vjet përpara.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy