Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, në ambientet e Kalasë së Gjirokastrës është çelur sot ekspozita “Male, re dhe plisa të bardhë” e piktorit të njohur gjirokastrit Bashkim Ahmeti Izano.
Kjo ekspozitë është realizuar me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, IKTK-së, DRTK-së dhe Bashkisë Gjirokastër.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri me dije se ekspozita sjell një botë artistike të mbushur me simbolikë, traditë dhe emocion.
E kuruar nga Artan Shabani, ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 10 gusht 2026, në orarin 10:00–18:00.
Nga data 18 deri më 24 maj, muzetë, parqet arkeologjike dhe hapësirat e trashëgimisë kulturore në të gjithë Shqipërinë bëhen pjesë e Javës së Muzeve 2026, duke mirëpritur qytetarët dhe vizitorët në një program të pasur me aktivitete kulturore, ekspozita, guida, performanca artistike dhe eksperienca edukative.



