Ngrihet Komisioni i posaçëm për organizimin e nderimeve ndaj Dritëro Agollit, familja hap dyert e mortit

Ngrihet Komisioni i posaçëm për organizimin e nderimeve ndaj Dritëro Agollit, familja hap dyert e mortit

Këshilli i Ministrave ka vendosur ditën e sotme krijimin e Komisionit Shtetëror Bashkërendues të Punës për organizimin e aktiviteve të ceremonialit të homazheve mortore të shkrimtarit Dritëro Agollit.

Vendimi u mor ditën e sotme në shenjë respekti për shkrimtarin e madh të letërsisë shqipe, që u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 85 vjeçare për shkak të një sëmundje në mushkëri.

Ky komision do të përbëhet nga: 

Z. Ilir Meta, Kryetar i Kuvendit 
Z. Edi Rama, Kryeministër
Znj. Mirela Kumbaro, Ministër i Kulturës     
Z. Edmond Spaho, Nënkryetar i Kuvendit     
Z. Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë Tiranë     
Z. Gramoz Ruçi, kryetar i grupit parlamentar PS     
Z. Spartak Braho, deputet  
Z. Ismail Kadare, shkrimtar     
Z. Myzafer Korkuti, Kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë 
Z. Xhevahir Spahiu, shkrimtar     
Z. Limoz Dizdari, kompozitor     
Z. Bardhyl Londo, shkrimtar     
Z. Ali Aliu, akademik     
Z. Rexhep Ismajli, akademik     
Z. Luan Starova, akademik     
Z. Mateo Mandala, akademik 
Znj. Ana Verushi, Kryetare e Qarkut Korçë

Në bazë të këtij vendimit, ky komisioni njofton se homazhet për shkrimtarin do të kryhen ditën e dielë në Pallatin e Kongreseve, datë 5 shkurt 2017, ora 10.30-13.00

Ceremoniali do të përmbajë një nderim të veçantë për shkrimtarin duke krijuar dhe hapësirën e mundësinë për të afërmit, miqtë, njerëz të artit dhe të kulturës, lexues apo dashamirës, të marrin fjalën për një mesazh të shkurtër publik lamtumire.

Ndërkohë familja e shkrimtarit ka hapur dyert e mortit.  Familjarë, miq e dashamiras të autorit të madh Dritëro Agolli kanë kryer sot homazhe në familjen e tij. Artistë të shumtë ishin në famijen e tij për të bërë homazhe në nderim të shkrimtarit.

Gjithashtu bashkëqytetarët e Agollit nga fshati Menkulas i Devollit bën homazhe në nderim të tij dhe shprehën bisedat e këndshme që zhvillon me të si dhe këshillën që ai u jepte gjithmonë, të qëndrojnë të bashkuar.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy