Në Tiranë studiues nga trevat shqiptare në Kuvendin ndërkombëtar për gjuhën shqipe

Në Tiranë studiues nga trevat shqiptare në Kuvendin ndërkombëtar për gjuhën shqipe

Rreth 90 studiues nga mbarë trevat shqiptare janë bërë bashkë këto ditë në Tiranë për të diskutuar për gjuhën, historinë edhe kulturën shqipe.

Studiues të fushave të ndryshme nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia janë mbledhur në Kuvendin Ndërkombëtar “Vazhdimësia historike-gjuhësore dhe etnokulturore” për të zbuluar rrënjët tona.

Siç bëhet e ditur, studiuesit në Muzeun Historik Kombëtar e konsiderojnë këtë kuvend, si një përpjekje shumë serioze, për të konceptuar pluralizmin në kulturë, si diçka që nuk u përket vetëm akademive dhe fakulteteve, por që mund të iniciohet edhe nga iniciativa të pavarura. Ata konsiderojnë se aktualisht qytetërimi shqiptar është në rrezik, për shkak se kujtesa kombëtare e shqiptarëve ndodhet e sulmuar nga shqiptarët edhe të huajt.

Kuvendi Mbarëkombëtar do të vazhdojë punimet deri më 12 maj, në Muzeun Historik Kombëtar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy