Kujtim Bojni, muzikant dhe menaxher i Bojni Grup, rrërfeu në studion e MCN Informacion historinë e një prej këngëve më të bukura të muzikës popullore. Ai tha se muzika popullore pëlqehet edhe nga të rinjtë.

Rinia sot e do muzikën popullore. Edhe pse një pjesë e quan të vjetër, me gërshetimin e rrymave të reja, sot përqafohet shumë mirë nga të rinjtë.

Muzikën popullore e kemi pak të shkruar me nota. Muzika shqiptare shoqërohet me instrumente. Ne ndjekim trendin e kohës. Shkojmë në evenimente të ndryshme, edhe nëpër dasma. për mua muzikë është ajo që i reziston kohës. Fjala vjen “Shqipëri o nëna ime”, apo kënga “Mora fjalë”.

Ka këngë që janë si film me metrazh të shkurtër. Në vitin 1946 në Shkodër arrestohet një djalë i ri, artist. Për shkak të një thashethemi arrestohet dhe e sjellin në burgun e Burrelit. Aty i këndon një dashurie “Kaçurrelat e tua”. E mësojnë dhe e këndojnë edhe të burgosurit e tjerë. Ai vdiq në burg nga tuberkulozi, por vdiq duke kënduar atë këngë.