
“Game of Thrones” do të rikthehet sërish.
Një seri e re që titullohet “House of the Dragon” do të rikthejë te ndjekësit 10 episode të reja.
Skenari është shkruar nga Ryan Condal dhe George R. R. Martin.
Projekti i ri bazohet në librin “Zjarr dhe gjak” të George R.R. Martin dhe është historia e House Targaryen (paraardhësit e Daenerys) ndërsa luftojnë në një luftë civile.
Projekti me 10 episode i vendos ngjarjet 300 vjet para ngjarjeve të “Game of Thrones”.
Duket se pjesë e arsyes pse HBO vendosi të investojë në “Shtëpia e dragoit” është fakti se "historia e e shkruar nga Martin mund të shërbejë si ‘shtyllë kurrizore’ për të gjithë historinë e serialit", sipas Entertainment Weekly.
Ajo që mbetet e paqartë është fakti se kur do të transmetohet seria e re.



