Jennifer Aniston i bashkohet Instagram-it duke postuar foto me të gjithë “Friends”

Jennifer Aniston i bashkohet Instagram-it duke postuar foto me të gjithë “Friends”

Jennifer Aniston tani ka shumë më tepër ndjekës në Instagram, falë  fotos që postoi me të gjithë aktorët kryesorë të serialit shumë të dashur për publikun “Friends”.

Aktorja 50-vjeçari tërhoqi gati pesë milionë ndjekës në 12 orë pasi postoi një selfie me aktorët Lisa Kudrow, Courteney Cox, Matt LeBlanc, David Schwimmer dhe Matthew Perry.

Në postim ajo njoftoi se grupi ishte takuar në shtëpinë e aktores Courteney Cox.

"Tani ne jemi “FRIENDS” (MIQ) edhe në Instagram gjithashtu. HI INSTAGRAM", ka shkruar aktorja.

Ngaqë profili i saj, për një periudhë të shkurtër ndaloi së pranuari ndjekës për shkak të një vështirësie teknike, Aniston bëri shaka: "Më falni, më duket se e prisha Instagramin".

Postimi i saj është pëlqyer nga më shumë se tetë milionë përdorues, ndërsa numri i ndjekësve të saj aktualisht është 7,3 milionë.

Aktorja raportohet se fitoi më shumë se 116 000 ndjekës brenda 30 minutave të krijimi të llogarisë së saj në Instagram.

Ka të ngjarë që ajo tani mban rekordin për arritjen më të shpejtë të një million ndjekësve në Instagram.

Sipas Guinness World Records, Princi Harry dhe gruaja e tij Meghan e kanë mbajtur këtë titull që nga prilli, kur llogaria e tyre e përbashkët arriti shifrën historike në pesë orë dhe 45 minuta.

Besohet se llogaria e Anistonit e tejkaloi këtë rekord në një periudhë shumë më të shkurtër, megjithëse kjo ende nuk është verifikuar zyrtarisht. /BBC/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy