Vazhdimi i “Black Panther” është në planet e afërta të Marvel. Xhirimi i serive të reja u pezullua pas vdekjes së papritur të Chadwick Boseman. Fillimisht u fol për rinisjen e tyre në mars të 2021-shit, megjithatë burimet kanë konfirmuar për “Hollywood Reporter” se Black Panther 2 do të nisë xhirimet në Atlanta në korrik. Ato do të zgjasin për më shumë se gjashtë muaj.
Aktori meksikan Tenoch Huerta, i cili ishte një nga yjet e Narcos: Meksikë të Netflix, është në bisedime për të luajtur një nga antagonistët, thonë burimet për THR. Letitia Wright, Lupita Nyong’o, Winston Duke dhe Angela Bassett pritet të kthehen në set, ndërsa disa që thonë që karakteri i Wright Shuri mund të marrë një rol më të spikatur.
Disney, e cila ka në pronësi kompaninë Marvel, ka pranuar se nuk do të përdorë teknologjinë CGI (imazhe të gjeneruara në mënyrë kompjuterike) për të mbajtur në serinë e re të ndjerin Boseman.



