2018, më shumë shfaqje dhe më pak spektatorë (VIDEO)

2018, më shumë shfaqje dhe më pak spektatorë (VIDEO)

Viti 2018 ka shënuar më shumë shfaqje dhe më pak spektatorë. Sipas INSTAT, vitin e kaluar numri i shfaqjeve u rrit me 21.7% teksa numri i spektatorëve ra me 19.4%.

Në vitin e kaluar numri i shfaqjeve dhe ekspozitave rezulton të jetë 1 mijë e 11 duke pësuar një rritje prej 21,7 %, në krahasim me vitin 2017. Ndryshimi më i madh vihet re në tremujorin e katërt, ku numri i shfaqjeve është 356.

Por duket se numri i artdashësve që ndjekin këto shfaqje ka shkuar në kah të kundërt, duke pësuar rënie, çka vihet re më së shumti në tremujorin e katërt, ku rezultojnë 69 mijë e 565 spektatorë me një rënie prej 31.6% nga viti 2017.

Për vitin 2018 pjesëmarrja mesatare ka pësuar një ulje me 19,4 %, krahasuar me vitin e mëparshëm. Teatri Kombëtar Eksperimental rezulton institucioni që ka realizuar numrin më të lartë të shfaqjeve kulturore, me 457 shfaqje, duke patur rritje prej 42,8 %, krahasuar me periudhën e mëparshme.

Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë renditet e dyta për numrin më të lartë të shfaqjeve/ekspozitave, me 243 të tilla të realizuara për vitin 2018, duke patur një rritje prej 29,9 %, krahasuar me vitin 2017.

Nisur nga kjo, për teatrin kombëtar eksperimental, sipas institutit kombëtar të statistikave rezulton që ka patur numrin më të lartë të spektatorëve, duke shënuar rritje prej 51,5 %, krahasuar me vitin 2017.

Dyfishim të vizitorëve sipas instat ka patur në kala, monumente të tjera, si dhe në parqe arkeologjike,ku  për vitin 2018 numri rezulton të jetë thuajse 1 milion duke shënuar rritje me 49,1 %, krahasuar me vitin 2017.

Ndërkohë që përkeqësim ka patur sa I takon numrit të botimeve të reja, të cilat kanë pësuar një rënie prej 14%.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy