Ligji për artin, përçahen artistët, disa i shkojnë Kumbaros në zyrë të tjerët e presin në teatër (FOTO)

Ligji për artin, përçahen artistët, disa i shkojnë Kumbaros në zyrë të tjerët e presin në teatër (FOTO)

Debati për Teatrin Kombëtar ka ndarë edhe vetë artistët, pasi një grup aktorësh një grup aktorësh po zhvillojnë një takim me ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro për të diskutuar për ligjin për artin dhe kulturën. 

Aktori Artan Imami i kërkoi ministres që të jepet sa më shpejt një zgjidhje.

“Na vjen turp për kushtet ku punojmë. Ti jepet zgjidhje kësaj çështje edhe po të ndërtohet një Teatër që të mbijetojë 70 vjet sa ky”, tha Imami.

Por ndryshe nga sa ishte kërkuar ministrja Kumbaro nuk zbriti në sallën e teatrit për të takuar artistët, por ishin këta që trokitën në zyrën e saj.

E ndërsa aktori i njohur Bujar Asqeriu, nuk i ka kursyer kritikat lidhur me kushtet në të cilat ndodhet Teatri Kombëtar.

Ai ka treguar se i është dashur të lajë fytyrën me ujin që vinte nga tualeti i një tualeti të një lokali aty pranë.

Asqeriu: A e dini zonja ministre, se në teatër nuk ka ujë për të lartë fytyrën? E kam larë fytyrën, por ju nuk e dini, me ujin që vinte nga tualeti i një lokali aty pranë.

Asqeriu: Jam shumë i qetë unë zonja ministre. Por a e dini ju çfarë është një artist? Ti ke pasur vëllain tënd Arben Kumbaro. Ti je motra e Benit dhe unë të dua shumë, por gjërat nuk funksionojnë kështu. Jo jo, mos më keqkupto, nuk servilosem unë. Nuk kam pse të servilosem. Por për mua Teatri është jeta, është shpirti i kombit. Unë e kam lidhur jetën me Teatrin.

Asqeriu: Teatri ka vdekur dhe këta nuk duan. Le t’i bëjmë qejfin njëri-tjetrin, le të bëjmë teatrin. Në shfaqet tona lahmei me ujë të ftohtë.
Imami-Asqeriut: Ishte një banjo e prishur, u rregullua. Tani ti ça do më?
Asqeriu-Imamit: Ti je artist, nuk duhet të merresh me banjon. E kupton ku je? Lere zotëri..
Asqeriu: Investoni zonja ministre, lëri fjalët. Nuk bëhet me pordhë por me lekë. Duhet të marrësh iniciativa dhe të mbrosh teatrin.

Kumbaro ka sqaruar se ligji i ri synon decentralizimin si dhe realizimin e projekteve kulturore pa tendera.

Ndërkohë, një grup i madh artisësh janë grumbulluar në ambientet e Teatrit Kombëtar për të pritur në takim ministren Kumbaro.

Kërkojnë që ministrja të shkojë atje dhe të diskutojë nga afër me ta për gjetur një zgjidhje për situatënm ku është futur Teatri Kombëtar.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy