Festivali i këngës, zbulohet surpriza: Një natë “Eurovizioni” (VIDEO)

Festivali i këngës, zbulohet surpriza: Një natë “Eurovizioni” (VIDEO)

22 nga 54 këngë, që janë paraqitur për të qenë pjesë e Festivalit të 57-të të Këngës në RTSH do të jenë pjesë e kësaj gare muzikore.

Nata e parë e Festivalit, më 20 dhjetor do të jetë ajo ku për herë të parë do të paraqiten të gjithë këngët, mdërsa mënyra se si ato do të paraqiten është një ndër gjërat e reja të këtij festivali.

Festivali do të përbëhet nga tre netë dhe e veçanta është se nata e dytë e festivalit është cilësuar si nata e performancës apo nata e EuroSong-ut, ku këngët do të paraqiten në të njëjtën vijë melodike por me aspekte të tjera në orkestracion dhe performancë.

Afrimi i të rinjve është një nga gjërat që kanë marrë përsipër organizatorët e festivalit.

Janë 150 të rinj që do ndjekin festivalin dhe do të krijojnë një juri të rinisë, e cila do të votojë përmes teknologjisë për këngën më të preferuar.

Përveç paraqitjes së plotë të këngëve gjatë netëve të festivalit, gjithë këngëtarët dhe grupeve do të kenë kohë televizive me histori nga përgatitja e tyre, histori të ndara të tre etapa, ku do të shpalosen krijuesit e këngës, pjesë të saj, por jo kënga e plotë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy