Ndahet nga jeta mjeshtri i kinemasë, Ilia Terprimi (VIDEO)

Ndahet nga jeta mjeshtri i kinemasë, Ilia Terprimi (VIDEO)

Ilia Terpini, një nga emrat më të njohur dhe të rëndësishëm të historisë se kamerës e fotografisë shqiptare, është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare.

Lajmin e bëjnë të ditur pikërisht familjarë dhe miq të Terpinit. Mësohet se Ilia Terpini kishte shkuar në Paris për një kontroll rutinë, aty ku jetonte prej vitesh një prej djemve të tij dhe mbylli sytë pikërisht atje.

Sot, atje në qytetin e ëndrrave artistike, pushoi së rrahuri zemra e një njeriu të madh, e një miku të mirë, e një bashkëpunëtori dhe kolegu të aftë, e një artisti të shquar, që zor se mund t'i afrohet përkushtimit të tij ndonjë kineasti tjetër. U shua Ilia Terpini, njeriu që ia përkushtoi tërë jetën, deri në sekondat e fundit, artit më të ri, por nga më të dashurit, artit filmik. Kinemaja shqiptare humbi një ndër artistët e saj më të shquar” shkruan për humbjen e operatorit të njohur, një prej miqve të tij, kineasti Kujtim Gjonaj.

Ilia Terpini është një nga ata njerëz që punoi deri në momentet e fundit dhe nuk e la kurrë kamerën për shkak të moshës.

Ai ka realizuar prodhimet më të suksesshme kinematografike para viteve ‘90, si filmat: “Dimri i fundit”, “Ballë për ballë”, “I teti në bronx”, “Mësonjëtorja” apo “Flutura në kabinën time”. Ilia Tërpini e ka nisur punën pikërisht nga Kinostudio.  Ai lindi në fshatin Hoçisht të Devollit.

Terpini ka qenë drejtor fotografie i mbi 100 dokumentarëve e 26 filmave artistikë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy