Studiues mbarëshqiptarë në takimin “Bashkëveprimi shkencor në trojet shqipfolëse”

Studiues mbarëshqiptarë në takimin “Bashkëveprimi shkencor në trojet shqipfolëse”

Në Akademinë e Shkencave filloi punimet sot takimi i 17-të vjetor ndërkombëtar i Institutit “Alb-shkenca”.

Takimi ka bashkuar studiues shqiptarë nga e gjithë bota për të referuar rreth problematikës së temës-kuadër “Bashkëveprimi shkencor në trojet shqipfolëse”. Organizues të takimit janë Akademia e Shkencave, Universiteti i Tiranës dhe vetë Instituti “Alb-shkenca”.

Nga Akademia e Shkencave pjesëmarrës me referime janë: akad. Anastas Angjeli, akad. asoc. Adrian Civici, akad. Ilirian Malollari, akad. asoc. Rrapo Ormëni, akad. Kozeta Sevrani, akad. Ilia Mikerezi, akad. Genc Sulçebe, prof. Bajram Berisha (anëtar i jashtëm), si dhe shumë nga bashkëpunëtorët në komisione.

Kryetari i Akademisë së Shkencave Skender Gjinushi, përshëndeti punimet e këtij takimi, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit tripalësh midis bashkësisë së studiuesve shqiptarë të punësuar jashtë vendit (që mund të paraqesë në forume si ky, problemet dhe vështirësitë që dalin), Akademia e Shkencave si kryeqendër e koordinimit të kërkimit shkencor (që duhet të ofrojë zgjidhje) dhe qeveria (që duhet të mbështesë zgjidhjet).

Në vijim ai theksoi rolin e komisioneve dhe njësive për krijimin e urave të bashkëpunimit midis studiuesve, pavarësisht ku ndodhen, duke përmendur faktin që numri i kërkuesve të përfshirë në projektet dhe nismat kërkimore të Akademisë është trefishuar.

Theks të veçantë akad. Gjinushi vuri në domosdoshmërinë e krijimit të një ekuilibri ende të munguar midis kërkimit akademik-elitar dhe kërkimit në universitete, midis formimit shkencor dhe arsimit të lartë. Në emër të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit përshëndeti zëvendësministrja Tole.

Në ditën e parë tematika e tre paneleve kryesorë janë: zhvillimet ekonomike në krizën e sotme, energjitë e ripërtëritshme si një domosdoshmëri, dhe situata shëndetësore në përmbyllje të pandemisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy