Programi EU4Culture/ Fillojnë restaurimet e tre monumenteve të kulturës

Programi EU4Culture/ Fillojnë restaurimet e tre monumenteve të kulturës

Në fillim të muajit maj do të fillojnë punimet për restaurimin e mozaikut të Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, kishës së Shën Marisë në Rubik dhe kishës së Shën Ndojit në Kepin e Rodonit.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila tha se “programi EU4CULTURE është gati për të ngritur kantieret e para”.

Në bashkëpunim të ngushtë me UNOPS do zhvillohen projektet e rijetëzimit për 10 sitet e para prioritare, për të cilat pritet të fillojnë punimet së shpejti”.

“Falë mbështetjes së Bashkimit Europian jo vetëm po mbyllim plagët e tërmetit, por do t’u japim jetë monumenteve dhe hapësirave përreth. Më shumë mundësi, më shumë shpresë. Shqipëria është e ardhmja jonë”, ka shkruar ministrja Margariti.

Në mbledhjen e këshillit drejtues të programit “EU4CULTURE” ishte i pranishëm edhe ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy