
Në Muzeun Etnografik të Krujës, falë programit EU4Culture po i nënshtrohet restaurimit dhe rijetëzimit.
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka postuar në rrjetet sociale një fotogaleri nga puna që po bëhet në muzeun e Krujës, së cilës i janë bashkangjitur studentë nga Vjena e Tirana.
Studentë nga Universiteti i Vjenës dhe ai i Tiranës kanë punuar së bashku për pastrimin dhe ruajtjen e artifakteve.
Muzeu Etnografik i Krujës, ka më shumë se 1000 objekte me vlerë, të cilat po i nënshtrohen procesit të pastrimit, për t’u restauruar dhe ekspozuar në muzeun e rijetëzuar.
Me mbështetjen e programit EU4Culture janë duke u restauruar një sërë objektesh e sitesh të trashëgimisë kulturore.



