
“Mos ik”, është ekspozita personale e autorit Eroll Murati, i konceptuar figurativisht në ambient të hapur dhe me dimensione monumentale e cila është hapur në Prishtinë.
Ekspozita ka për qëllim vetëdijesimin e qytetarëve për të mos u larguar nga Kosova.
Përmes kësaj thirrje artisti Murati, kërkon që të rinjtë e Kosovës të mos largohen për në vende të tjera.
Këtë ekspozitë ai e ka paraqitur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, përmes së cilës shfaqet preokupimi i realitetit të krijuar.
“Mos ik” është mesazhi multimedial i konceptuar figurativisht në ambient të hapur një portret-skulpturë të lartë rreth 6 metër që duket sikur ka dalë nga toka dhe është nisur të “fluturojë” drejt një vendi tjetër.
Sipas disa anketimeve rreth 60% e të rinjve në Kosovë do të largoheshin nga vendi nëse u jepet mundësia.



