
Ndahet nga jeta në moshën 70-vjeçare aktori i humorit në Kosovë, Rasim Thaçi.
Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e aktorit.
Thaçi ishte i shtruar prej ditësh në Klinikën Infektive për shkak të komplikacioneve shëndetësore të shkaktuara nga Covid-19.
I njohur me edhe pseudonimin Cima, Thaçi është një nga veteranët e estradës së Kosovës.
Ai ka qenë pjesë e qindra skeçeve dhe mbahet mend për mimikën e tij të veçantë.



