
“Unë jam i shqetësuar për pushtimin masiv të privatësisë sonë, sepse autostradat e informacionit, rrjetet sociale janë si Perëndimi i vjetër pa ligje”, deklaron në një intervistë për gazetën “La Repubblica”, regjisori Steven Spielberg. Ai tregon rreth filmit të tij të fundit ‘Ready Player One’ që i dedikohet realitetit të rrjeteve sociale.



