Bob Dylan edhe zyrtarisht nuk do ta marrë çmimin Nobel për Letërsi.
75 vjeçari mori sivjet çmimin Nobel për shprehjet e reja poetike.
Dylan nuk do të udhëtojë për në Suedi për të pranuar çmimin që iu dha para pak javësh. Angazhimet e tjera, më të rëndësishme dhe të planifikuara më herët, e pamundësojnë një udhëtim të artistit.
“Jam i nderuar por nuk mund ta pranoj personalisht këtë çmim” thotë Dylan me anë të menaxhmentit të tij. Dylan i është kërkuar të japë një fjalim për Nobelin, në kohën mes dhjetorit 2016 dhe qershorit 2017
Ka edhe të tjerë Nobelistë të Letërsisë që nuk kanë shkuar në ceremonitë e tilla. Doris Lessing në vitin 2007 dhe Harold Pinter në vitin 2005 po ashtu nuk e kanë pranuar çmimin në ceremoni.



