Studiuesi dhe kritiku i artit Josif Papagjoni, lutjet në sheshe i cilëson si shqetësim teksa thotë se përzierja fetare është vlerë shumë pozitive për kombin tonë që nuk kanë një fe, por ka disa komunitete dhe bashkësi fetare që ndërveprojnë dhe janë në paqe. Duke folur në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, ai flet për tolerancën e mirëkuptimit dhe dhënies së hapësirës së tjetrit dhe se nëse zhvatet hapësira e tjetrit, lind problemi i madh dhe mundësia e ndasisë. “Më duket se një pjesë e këtyre prirjeve për të pushtuar territore përtej vetvetes, kam vënë re sikur bashkësitë fetare duan më shumë hapësirë. Shqiptarët i kanë pasur dhe më parë martesat mes feve të ndryshme, por në komunizëm u theksua më shumë.” Në vijim Papagjoni tha se teknologjia shpartallon guaskën tradicionale dhe se njerëzimi në fund nuk do i japë shumë fytyrë Zotit dhe se në perspektivë zhvillimi i jashtëzakonshëm i teknologjisë do të cenojë besimin. Sipas tij, ardhmëria mund të ketë një moderim më të madh të fesë.



