Lekatari: Nuk e nxit veshja përdhunimin. Vështirë se do e menaxhoja një marrëdhënie të hapur

Lekatari: Nuk e nxit veshja përdhunimin. Vështirë se do e menaxhoja një marrëdhënie të hapur

Gazetarja Zhaklin Lekatari, përdhunimin e fundit të një vajze 11-vjeçare në Kosovë, e lidhi me faktin se burrat rriten nga gra që në fëmijërinë e tyre i quajnë “princi dhe mbreti i mamit”, të cilët kur rriten kthehen në dominant absolut.

Në emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos në MCN TV, Lekatari deklaroi se numri më i lartë i përdhunimeve ndodh në shtetet arabe, ku gratë janë të mbuluara.

Sipas saj, veshja nuk nxit përdhunimin por se është mendja ajo që e nxit përdhunimin.

Gratë përdhunohen edhe gjatë stinës së dimrit, jo vetëm gjatë verës, kur vishen me të shkurtra, gratë përdhunohen në çdo stinë, në çdo kohë në çdo vend dhe e hedh poshtë shprehjen se zhveshja nxit përdhunimin.

Burrat mendojnë më shumë për seksin gjatë ditës se ashtu funksionon sistemi i tyre nervor. Por edhe gratë janë qenie seksuale.

Rolet gjinore si kemi ndërtuar shoqërinë, na kanë bërë të sillemi duke e ndarë në burri që është gjaktari dhe gruaja romantike, që krijon romancë. Një të vërtetë ka në këtë gjë dhe janë ato instinktet biologjike.

Janë edhe instinktet sociale por edhe biologjike. Gratë ngelin shtatzënë janë 9 muaj të pamundësuara për tu kujdesur për familjen. Një grua kur është në njohje ka dhe instinktin të shohë nëse ky burrë do i sigurojë një familje të shëndetshme dhe do e mbrojë nga rreziqet.

Bazohem tek studimet, por edhe tek eksperienca seksuale. Edhe unë kam jetuar në një shoqëri monogame, e edukuar me këto role. Ndonëse mendoj se njeriu nuk është qenie monogame, të gjitha marrëdhëniet e mia kanë qenë monogame.

Në këtë pikë të jetës sime, them se me shumë vështirësi do menaxhoja një raport të hapur, me kohën shumë e paktë në dispozicion, me zor po mbaj veten time.

Do shumë angazhim, sidomos emocional që të mbash një marrëdhënie të hapur. Martesa monogame duhet të ndryshojë kufijtë e saj, modalitetet dhe kufijtë e saj.

Në shoqërinë ku jetoj, do ishte vështirë të gjej 2-3 persona që të kem marrëdhënie të hapur. Plus që nuk kam kohë fizike që të kem 2-3 partnerë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy