
Ringo Starr ka lajmëruar daljen e albumit të tij të 20-të “What's my name” (Çfarë është emri im), i cili do të publikohet nga “Universal Music” më 25 tetor dhe është i fundmi një serie disqesh që ish-Beatles-i prodhoi në studion e shtëpisë së tij në Beverly Hills, me një kast të jashtëzakonshëm muzikantësh dhe miqsh.
Paul McCartney, Joe Walsh, Edgar Winter, Dave Stewart, Benmont Tench, Steve Lukather, Nathan East, Colin Hay, Richard Page, Warren Ham, Windy Wagner dhe Kari Kimmel janë vetëm disa nga ata që bashkëpunuan në regjistrime.



