Festivali kushtuar natyrës, mjedisit, turizmit e trashëgimisë/ Nis “Travel Fest Albania”

Festivali kushtuar natyrës, mjedisit, turizmit e trashëgimisë/ Nis “Travel Fest Albania”

Festivali ndërkombëtar i filmit dhe fotografisë “Travel Fest Albania”, kushtuar natyrës, mjedisit, turizmit e trashëgimisëm, i pari festival i këtij lloji në Shqipëri, nisi edicionin e dytë të maratonës së tij filmike. Festivali “Travel Fest Albania” do të mbahet në Tiranë, Durrës dhe Gjirokastër, në pesë kinema te tyre ku do të shfaqen filma të përzgjedhur nga data 3- 7 korrik. “Do të udhëtojmë në vende ekzotike, në bukurinë e kulturave, peizazheve dhe mrekullive natyrore. Do të përjetojmë pasurinë dhe diversitetin e Tokës, histori të panjohura të eksplorimit, aventurës dhe shpirtit njerëzor Shqipëria një destinacion i përzgjedhur i filmave travel, mirëpret edhe këtë vit autorë nga gjithë bota!”, thuhet në njoftimin zyrtar të Festivalit. Tirana, Durrësi dhe Gjirokastra do të mirëpresin ngrohtësisht mbi 50 kineastë dhe fotografë ndërkombëtarë, të bashkuar nga gjuha universale e filmit dhe e fotografisë". Prodhimet filmike do të sillen rreth temave të natyrës, mjedisit, turizmit, trashëgimisë dhe historisë, një përzierje bindëse që lidh të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen. Filmat e përzgjedhur do të shfaqen në dy lokacione në Tiranë: në Muzeun Kombëtar në mëngjes dhe në Amfiteatrin e Liqenit pasdite. Në Gjirokastër fokusi do të jetë te turizmi e trashëgimia kulturore, ndërsa në Durrës, filmat që lidhen me detin dhe kafshët e egra do të jenë në qendër të vëmendjes. “Travel Fest Albania” mbeshtetet nga Ministria e Kulturës, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Bashkia Tiranë, Bashkia Durrës, Bashkia Gjirokastër dhe shumë partnerë të tjerë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy